Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Dibrës Melaim Damzi ka qetësuar të afërmit dhe mbështetësit teksa është shprehur se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Ai falenderon mediat për lajmin e publikuar dhe sqaron se paraditen e sotme është përballur me probleme shëndetësore. Pas ekzaminimeve në QSUT gjendja e mjekut është stabilizuar.
Mësohet se në orët e para të mëngjesit, teksa u ndodh në spitalin Rajonal të Peshkopisë, Damzi ka patur debulesë dhe kolegët kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës.
Postimi i Damzit:
“Mirmbrëma të gjithëve. Duke ju referuar lajmit të bërë publik ju bëj me dije, se ditën e sotme kam kaluar disa probleme shëndetësore, ku më është dashur për të bërë disa ekzaminime më të hollësishme pranë QSUT Tiranë. Në këto momente gjendja ime shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra.”