Deputeti demokrat dhe ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shpalli vetëm pak ditë më parë kandidaturën në primaret që do të mbahen brenda partisë për Tiranën.
Në rast se fitues do të jetë Këlliçi, i cili do të hyjë në garën e “lokaleve”, atëherë ai duhet të lërë mandatin e deputetit para se të garojë përballë Veliajt.
Por kush do e zëvendësojë atë në Kuvend?
Pas Belind Këlliçit në renditje vjen Ori Nebiaj, e cila mori një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.
Nebiaj vjen direkt pas Petrit Dodës, i cili zëvendëson Alfred Rushajn, pasi u mësua se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për arsye personale. Ajo ka marrë 5606 vota në Tiranë.
Me sa duket, Berisha do rrezikojë një deputet të vetin duke shtuar deputetët e Bashës.
