Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidimi i Çomos dhe Bozos, Bushati: Zonja të nderuara dhe simbol i sfidave të fundit

23:08 / March 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur sot për programin për rindërtimin pas tërmetit, ku kryeministri ftoi për t’u bërë pjesë e listave për kandidatë edhe inxhinieres Luljeta Bozo.

Bushati ka thënë se në platformën “Deputeti që duam” kanë aplikuar rreth 10 mijë persona, ndërkohë që sipas tij ftesa ndaj Bozos dhe Çomos ishte për shkak se janë kthyer në simbol të sfidave të fundit.

Bushati: Shumë deputetë apo edhe kolegë të tjerë kanë dhënë shumë kontribute. Vasilika Hysi ka shprehur kërkesën e saj për të mos qenë pjesë më e politikës aktive. Do vazhdojë të jetë pjesë e PS dhe ne vazhdojmë të jemi bashkë në një tryezë për fushatë për të fituar mandatin e ri më 25 prill. Do ketë një rinovim të strukturave të PS si në ekzekutiv ashtu edhe në legjislativ. Do ketë njerëz të rinj. “Deputeti që duam”, platforma që u iniciua me shumë aplikime me rezultate të shkëlqyeshme, ka pasur shumë të rinj që janë përfshirë dhe do të jenë në skuadrën tonë. Di që kanë aplikuar mbi 10 mijë njerëz, nga këto janë përzgjedhur mbi 150 raste që kaluan në një proces seleksionimi. Janë trajnuar dhe kanë pasur mundësinë të shprehin më shumë ambicien një pjesë prej 60 vetash. Vazhdon procesi i seleksionimit. Duke parë harmonizimin e të gjithë qarqeve të Shqipërisë, patjetër i takon kryeministrit si kapiten i skuadrës për të parë se si do të kombinohen. Por është një proces direkt dhe i pastër ku të gjithë ata që janë pjesë kanë kandiduar. Ata që janë përzgjedhur në listën e PS.

-Pse Luljeta Bozo dhe Najada Çomo?

Bushati: Të dyja janë zonja shumë të nderuara dhe simbol i sfidave që kemi pasur në këtë 1 vit e gjysmë, tërmetit dhe pandemisë që nuk ishin nga qeveria, por qeveria ka bërë maksimumin.

Ervin Bushati simbol zonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.