Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kandidon për Tiranën me firmën e Flamur Nokës, Marko Dajti habit me deklaratën: Ia kërkova si nder dhe bëri një gjest civil

22:50 / April 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marko dajti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marko Dajti nga Fronti i Majtë është kandidon për kryetar bashkie të Tiranës. Ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe njëkohësisht numri dy i grupimit të Sali Berishës, i cili hodhi firmën që Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Dajti u ngacmua edhe për këtë çështje. Ai tha se është krenar që firmën për të kandiduar ia dha  Flamur Noka, që sipas të cilit, është një ndër politikanët në vend që nuk është përfolur asnjëherë si i përfshirë në ndonjë aferë korruptive.

Pjesë nga biseda:

Ilir Kulla: Deputetit të partisë tënde, Flamur Nokës i drejtohesh me shoku apo zoti?
Marko Dajti: Flamuri bëri një gjest civil.
Ilir Kulla: Po është sekretari i përgjithshëm i PD dhe ka dhënë firmën zyrtarisht. I ka dhënë firmën për të kandiduar, mund t’ja jepte gjithkush por ia ka dhënë numri dy i partisë.
Marko Dajti: Për mua Flamuri është një lider, bravo i qoftë që e bëri. Është demokrat, i djathtë. E besoj atë që thotë Fan Noli, a do male me dëborë, burrat trima burrërorë, shkon Kukës edhe gjen me dorë.
Ilir Kulla: Unë e kam mik Flamurin, sot ti si i drejtohesh?
Marko Dajti: Zoti Flamur bëri gjestin më civil. Flamuri nuk është komunist. Ai është miku im. I kërkova një nder edhe e bëri. Jam krenar për faktin se Noka është i vetmi politikan që nuk është marrë asnjëherë me korrupsion. Njeriu më i papërfolur në politikën shqiptare dhe për këtë jam krenar që e dha Flamuri.

Flamur Noka kandidat Marko Dajti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.