Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në “Facebook” foton e dy mjekëve, të cilët shërbejnë në spitalin e Infektivit ndaj të sëmurëve me COVID-19.
Manastirliu shprehet se prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar punës dhe kanë plot 40 ditë që nuk kanë parë as fëmijët e tyre.
“Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.
Postimi i Manastirliut:
Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.
Ata kanë plot 40 ditë që janë larg fëmijëve të tyre, djalit 10-vjeçar dhe vogëlushes vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm🙏🏼
#Krenare për mjekët!
#JEMIMEJU