Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kanë paguar deri në 300 mijë euro për një vend në listën e sigurtë”, Këlliçi bie dakord me Vangjelin

21:17 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellici 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar ditën e sotme në një emision televiziv se janë paguar shifra marramendëse për të hyrë në listat e Lulzim Bashës. Vangjeli tha se jo vetëm për të qenë në krye të listës, por edhe për vendet e pasigurta të saj janë ofruar para në të kamufluara si donacione për zhvillimin e fushatës. Ai shtoi se kjo shifër arrin deri në 300 mijë euro.

“Edhe në katet e fundit të listës është paguar. Si ndihmë apo kontribut për të përballuar shpenzimet e fushatës dhe kjo kërkon transparencë dhe kjo hipokrizi duhet çmontuar.

A t’ju them një shifër? 300 mijë euro thonë ata që e kanë blerë. Janë paguar para që nuk justifikojnë vetën për angazhimin në fushatë. Qoftë edhe fushata për kryetarin e Partisë Demokratike, ka pasur shumë më tepër shpenzime se sa janë deklaruar.

Nëse duam ta shpjegojmë politikën me instrumente politike gabojmë. Një pjesë e 34 deputetëve që nuk kanë vajtur në Kuvendin e 30 prillit kanë pasur shtysë financiare që nuk ishin aty” – tha Lorenc Vangjeli.

Këtë fakt e pohoi edhe deputeti Këlliçi, i cili tha se kanë të dhëna të tilla. Këlliçi citoi tre paragrafe të rezolutës së Kuvendit të PD-së që adresojnë këtë shqetësim dhe tha se besonte se një gjë e tillë nuk do të përsëritej më.

Analisti u ndal edhe tek djegia e mandateve nga PD dhe LSI, duke u shprehur se: “Djegia e mandateve nuk ishte presion ndaj Edi Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve duke i kërcenuar ata me destabilizim të vendit.

300 mije euro Lorenc Vangjeli paguar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.