Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar, B.M, 21 vjeç, banues në Fier.
Sipas bluve, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar e kanosur për tërheqie të kallzimit, hallën e tij, shtetasen M.B, 45 vjeçe, kallzim i cili ka çuar në pranga në datë 13.09.2019 dy vëllezërit e tij për dhunë të ushtruar ndaj hallës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosja për të mos kallzuar”.
Ndërkaq, këtë javë, Bundestag gjerman votoi për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, me bisedime teknike vetëm pasi të përmbushen kushtet shtesë, përfshirë krijimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Reformës Zgjedhore.
Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim duhet të jetë unanimisht.
‘Me veton holandeze ende të vendosur, nuk ka gjasa që të hapen negociatat, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse”, shkruajnë mediat hollandeze.
