Seanca plenare sot është ndërprerë dy herë për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës. Këta të fundit nuk lejuan që kolegët socialistë të mbanin fjalën e tyre, duke penguar punimet e Kuvendit.
Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj mori fjalën e saj nga vendi, deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe fliste i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj.
