Pasi nuk mundi të mbante fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, për shkak se u pengua nga opozita, Presidenti Begaj ka folur nga Presidenca.
Ai u shpreh se çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë.
Kjo gjë nuk ndodhi, pazi opozita vijoi me skenarin e saj për të krijuar kaos dhe për të penguar punën e mazhorancës.
Megjithatë, Begaj i bën thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët.