Të martën në Kuvend u votuan ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Parlamentit, dhe një befasi ishte vota e Gazment Bardhit që doli në sistem, në një kohë që ai ishte duke protestuar në foltore me disa deputetë të tjerë. Kush votoi në vend të Bardhit? Kamerat e Kuvendit identifikuan shumë shpejt se në vend të tij, votonte deputetja Ori Nebiaj, që kishte marrë përsipër të shtypte kartën elektronike edhe për kolegët. Kodi i sjelljes e konsideron një akt të tillë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit, por mesa duket opozitarët kanë vendosur të mbyllin sytë kur shkeljet i kryejnë ata vetë duke rrëzuar me një votim të thjeshtë në Parlament edhe kauzën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kaosi në votimin e ministrave të rinj, zbulohet deputetja e PD-së që votoi në vend të Gazment Bardhit
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment