Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kapet gjarpri më i madh në shtet, në bark i gjejnë 122 vezë

23:20 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
florida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vakti i saj i fundit ishte një drerë me bisht të bardhë dhe ajo ishte rrugës për të takuar një gjarpër mashkull, kur pitoni më i madh i gjetur ndonjëherë në Florida u vra. Me peshë 98 kg dhe gati 5 metra e gjatë, pitoni femër birmanez u kap pasi studiuesit përdorën si “karrem” një mashkull për ta gjetur.

Ajo u përlesh me biologët për 20 minuta para se të ngordhte. Siç shkruan BBC, pitonët janë shndërruar në problem në Florida për shkak se nuk kanë konkurrencë nga grabitqarë të tjerë.

Këta lloj gjarpërinjsh prej kohësh tashmë po gjenden periodikisht në këtë shtet, që kur pronarë të papërgjegjshëm që i mbanin si kafshë shtëpiake, vite më parë nisën t’i lëshonin në natyrë apo i lejonin që të largoheshin. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të lulëzojnë në klimën subtropikale të Floridas.

Sipas biologut Ian Bartoszek, femra birmaneze po lëvizte nëpër pyllin e Everglades kur biologët, duke përdorur një piton mashkull të quajtur Dionisus, të pajisur me një transmetues radio, e gjetën.

Ai u ndal në një vend në pjesën perëndimore të pyllit. “Ne e dinim që ishte atje dhe ekipi e gjeti atë me femrën më të madhe që kemi parë deri më tani”, tha Bartoszek. Ekspertët zbuluan po ashtu se ajo ishte shtatzënë me 122 vezë. Ajo besohet se ishte mbi 20 vjeçe.

Studiuesit po i gjuajnë pitonët në Florida prej më shumë se 10 vitesh, në përpjekje për të mbrojtur speciet vendase në ekosistemin e rajonit. Që nga themelimi në vitin 2013, programi i pitonëve për Ruajtjen e Floridës Jugperëndimore ka hequr mbi 1000 pitonë nga kjo zonë.

Florida gjithashtu mban një konkurs vjetor, duke kërkuar nga publiku ndihmë për gjuetinë e pitonëve. “Python Challenge” zgjat nga data 5 deri më 14 gusht dhe tërheq rreth 600 pjesëmarrës nga 25 shtete të ndryshme.

Çmimet përfshijnë 2500 dollarë për shumicën e gjarpërinjve të kapur dhe 1500 dollarë për gjarprin më të gjatë të kapur. Fituesi i vitit të kaluar kapi 223 pitonë, ndërsa gjarpri më i gjatë ishte 15 metra i gjatë.

Florida gjarper veze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.