Tania Gomez u arrestua pas një arratie prej gati katër vjetësh. Ajo ishte një nga femrat më të kërkuara në Evropë për lidhjet e saj me trafikimin e drogës. Ajo u kap në Lanzarote pas arratisjes nga Suedia në vitin 2021. Gomez, 32 vjeçe, e njohur si “mbretëreshë e kokainës” në Evropë, dyshohet të ketë pasur lidhje me një grup të organizuar kriminal në Stokholm.
Gomez ishte një influencuese në Instagram dhe pronare e një shoqate për shpëtimin e kafshëve. Ajo ishte e përfshirë edhe në shpërndarjen e kokainës, dhe autoritetet thonë se ajo mori 10 kilogramë kokainë në maj të vitit 2020.
Pas bastisjes në vitin 2020, Gomez u arratis dhe dyshohet të ketë shkuar në Spanjë, ku jetonte dhe babai i saj. Ajo u kap në qytetin Tias, në ishullin Lanzarote, pas një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe suedeze.