Jennifer Aniston ka menduar të organizojë një festë për ditëlindjen e saj duke mbledhur miqtë më të mirë, pjesa e të cilëve emra të njohur të Hollywood! Por mes dhjetra të ftuarve, fokusit të paparacëve nuk u ka shpëtuar as silueta e ish- bashkëshortit të saj Brad Pitt. Ndonëse aktori nuk preferoi të dali haptas në publik mes të ftuarve të tjerë, mediat e huaja konfirmojnë se ai ishte prezent në festën e 50-vjetorit të Aniston.
Thuhet se aktori 55-vjeçar që prej janarit po del me Charlize Theron, por ai nuk ka nguruar aspak të respektojë ish-gruan e tij me të cilën ka mbajtur një lidhje tejet miqësore që prej divorcit nga Angelina Jolie! Brad dhe Jennifer kanë qenë të martuar për pesë vite derisa u ndanë në vitin 2005, dhe arsyeja mendohet se ka qenë pikërisht Angelina Jolie që për 12 vitet e ardhshme do të ishte gruaja e Brad Pitt deri në vitin 2016 kur çifti shpalli ndarjen. Bordo