Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.
Në flagrancë është arrestuar shtetasi me iniciale O. K., 45 vjeç, banues në Turqi.
Gjatë kontrollit,uniformat blu i gjetën 45-vjeçarit, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.