Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet në kufi me 160 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë

12:40 / June 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leket1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vjedhje, është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, teksa tentonte të hynte ilegalisht në Shqipëri nga Greqia.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën plot 160 mijë euro të padeklaruara, të ndara në zarfe.

Arrestimi u bë në kuadër të kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, me një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar në pkk, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.

Sekuestrohen 160 000 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Arrestim Euro kakavije kufi Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.