Vijon “gjuetia e shtrigave” në rrjetin mediatik shqiptar Top Media Group ku së fundi është “prerë koka” e një prej drejtorëve më të rëndësishëm.
Newsbomb.al mëson se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i shoqërisë Digitalb, Alban Jaho.
Vendimi për shkakrimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, pasi ndër katër aksionarët që kanë votuar për shkakrimin e tij, tre janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha.
Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. Shkarkimi është kërkuar nga Vjollca Hoxha.
Postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha /Newsbomb.al