Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka reaguar për herë të parë pas fotos qesharake që theu rrjetin. Në foton e montuar shfaqej Fevziu i zënë rob në Ukrainë.
Postimi i Fevziut
Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob ne Ukrainë. Siç e shihni barku nuk lë fare vend për performancë ushtarake. Pa llogarit mungesën e flokëve që bën të të thajë koka nga i ftohti. Gjithsesi zgjidhja më e mirë e luftës do kishte qenë që rusët të dorëzonin vërtet armët dhe të refuzonin të luftonin kundër një vendi me të cilin kanë qenë për vite vëllezër dhe ndaj të cilit po kryejnë një agresion duke shkelur çdo traktat dhe të drejtë ndërkombëtare. Dhe duke marrë njëkohësisht në qafë edhe miliona rusë të thjeshtë që janë kundër kësaj lufte. #freeukraine