Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kapiteni Berisha: Kushdo të vijë trajner, gjërat i bëjmë ne në fushë

23:54 / September 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etrit berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare mbylli këtë edicion në Ligën e Kombeve, duke mos arritur të marrë një fitore në katër ndeshjet e luajtura. Fatmirësisht, edhe pse u renditëm në vendin e fundit, nuk do të rrëzohemi një Ligë më poshtë, kjo për shkak të përjashtimit të Rusisë nga UEFA.

Kjo paraqitje solli një revoltë të madhe te tifozët kuqezi, të cilët reaguan mjaft ashpër në fund të ndeshjes me Islandën. Kapiteni Etrit Berisha, bashkë me lojtarët, shkuan afër tyre për t’iu kërkuar falje dhe dhuruar bluzat, por ndodhi nga akt i paprecedentë: Fanellat u refuzuan! Në dalje të stadiumit, ishte Berisha që u prononcua për mediat.

Çfarë nuk shkon me lojën e Kombëtares, shënojmë shpeshherë të parët dhe pastaj nuk arrijmë ta ruajmë dot rezultatin?
Mendoj se kishim presion, presionin e rezultatit. Të paktën për ta mbyllur këtë edicion me një fitore dhe kjo ndikoi negativisht, sidomos kur Ismajli doli nga loja dhe u pa edhe presioni te krosimet e islandezëve. Nuk ishim të qetë dhe kjo ndikoi.

Ç’po ndodh me Shqipërinë, pse jemi në këtë situatë?
Janë disa gjëra që patjetër jemi në dijeni që nuk po shkojnë. Mirëpo duhet të jemi më vigjilentë dhe në grumbullimet e ardhshme jami sigurt që do të jetë shumë më ndryshe, sepse i dimë ku i kemi problemet dhe të gjithë së bashku duhet t’i zgjidhim dhe të ecim përpara.

Mendoni se ka ardhur koha që në drejtim të vijë një trajner tjetër?
Pa marrë parasysh se kush do të vijë, dua të them se gjërat i bëjmë ne në fushë. Të gjithë lojtarët duhet të japin më shumë për këtë fanellë, si brenda në lojë dhe jashtë saj. Kjo mendoj që ka qenë një ndër “fatkeqësitë” që na ka ndodhur dhe prandaj jemi sot në këtë situatë të vështirë.

Etrit, çfarë ju thanë tifozët kuqezi kur u afruat tek ata?
Patjetër që ishin shumë të acaruar. Ne shkuam aty për të kërkuar falje për këtë situatë dhe donim që t’iu shpjegonim pak a shumë ato që kërkonin të dinin, mirëpo ishin disa që nuk ishin në gjendje për të dëgjuar dhe pastaj u larguam.

Berisha tifozet trajner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Agron Shehaj: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Berishën!

22:20 / February 2, 2026

Berisha thirrje policisë: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë kundër Ramës

20:20 / February 2, 2026

Berisha: Në 10 shkurt protesta e radhës, ta rrëzojmë këtë diktaturë

13:57 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.