Lazio po feston 10-vjetorin e fitores në derbin e derbeve kundër Romës në finalen e 26 majit 2023 dhe ndër aktivitetet e shumta të fund-majit është parashikuar edhe bashkimi i gjithë skuadrës në kryeqytetin italian.
Titullar në sfidën më të rëndëishme të historisë së Lazios ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana i cili ka hyrë në historinë e klubit bardhekaktër.
Ai bashkë me Klosen, Lulic, Radu, Mauri e shumë lojtarë të tjerë të atij momenti, janë pritur nga presidenti Claudio Lotitto dhe drejtori sportiv, Igli Tare. Në një postim në rrjetet sociale Lazio i cilëson ata si të “pavdekshëm”.