Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapri: Do kërkoj përsëritjen e votimit për kreun e ISKK, nuk mund të delegohet vota, Çelo Hoxha i paligjshëm (Video)

21:42 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erald K
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë u mbajt gara për kreun e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 

Gazetari dhe studiuesi Erald Kapri kandidoi përballë nënëdrejtorit Çelo Hoxha i cili fitoi garën me 4 vota kundrejt 3 votave që mori Kapri.  Në zgjedhje votuan 6 anëtarë, njëri prej tyre ndodhej në SHBA. Bëhet fjalë për Gëzim Peshkëpinë i cili e delegoi votën.

Por a është i ligjshëm një proces ku njëri prej anëtareve ja delegon votën një anëtari tjetër të Bordit?

Erald Kapri i ftuar në RTV Ora tha se pas konsultimit me juristë rezulton se diçka e tillë është e paligjshme dhe do të kërkojë përsëritjen e votimit.

Erald Kapri tha se: “Votimi që u bë ishte i hapur. Ishin 5 kandidatë, isha i vetmi që paraqita një platformë. Ditën e votimit mu tha se një prej anëtarëve që mungon do të delegojë votën pasi është e pamundur të marrë pjesë në mbledhje se ndodhet jashtë. Bordi e pa si mirëbesim jo si problem. Pas votimit, pas konsultimit me juristë, rezultoi se një gjë e tillë nuk lejohet, pra delegimi i votës. Në këto kushte do ti drejtohem Bordit me një kërkesë zyrtare për shpalljen e pavlefshme të votimit dhe shpalljen e një date për votim të ri për drejtimin e  Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit. I takon Bordit për tu shprehur. Në rast se Bordi nuk vepron apo mund ta mendojë ndryshe mund të ketë dhe etapa të tjera. Mendoj se Bordi do ta marrë parasysh, pasi gjykoj se e ka menduar në mirëbesim. Por votimi duhet të përsëritet sepse ligji është i qartë sa i përket mënyrës së zgjedhjes në institucionet dhe organet kolegjiale”.

 Zgjedhja e Hoxhës në krye të ISKK erdhi  pas dorëheqjes së Agron Tufës dhe largimit të tij në azil, pas kërcënimeve të shumta që kishte marrë.

delegohet Erald Kapri kerkoj paligjshem perseritjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.