Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Karamele Zana” ëmbëlsira e preferuar e shqiptarëve, ja si t’i përgatisni

11:02 / July 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Karamele zana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karamelet Zana janë padyshim një nga ëmbëlsirat me karakteristike dhe të preferuara nga shqiptarët pa dallim moshe edhe  sot pas shumë vitesh tërheqin nepsin e kujtdo me shijen e  veçantë dhe të mrekullueshme të tyre.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së këtyre karameleve unike krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e karameleve zana në shtëpi

Përbërësit:

Gjysmë gote me ujë, 400 g sheqer, gjysmë luge çaji me vanilje, 1 kuti me qumësht të kondesuar (qumësht panda), 300 g mjaltë (jo i ngurtë ose i fortë), 12 lugë gjelle me gjalpë të zbutur,1 lugë çaji me kripë.

Përgatitja:

-Në një tas të madh, bashkoni ujin, sheqerin, vaniljen dhe përzjejeni masën derisa ajo të jetë homogjene.

-Kokrrizat e sheqerit duhet të jentë tretur para se të shtoni mjaltin, qumështin panda dhe gjalpin.

-Kalojeni përbërjen në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr të ngadaltë.

-Masa do të fillojë të trashet dhe të marrë një ngjyrë të artë.

-Tenxheren duhet ta lini në zjarr derisa masa të ketë valuar.

-Për të kuptuar që përzjerja është gati, merrni një tas të vogël me ujë të ftohtë.

-Merrni me një lugë pak nga masa e formuar dhe futeni në tasin me ujin e ftohtë. Pasi të jetë ftohur shtypeni me dorë, karameli duhet të jetë i plotë por jo i fortë.

-Ngjyra do të jetë ajo tipikja e karameleve të dashura që jemi mësuar.

-Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta përzjeni dhe për 5 minuta të tjera. Kështu do të lejoni që nxehtësia e tenxheres të mos vazhdojë të ndikojë tek fortësia e karamelit.

-Në një tavë vendosni një letër kuzhine, ajo do të mundësojë lehtësi për heqjen e karamelit, kur ai të jetë ngurtësuar.

-Masën që përgatitët hidheni në tavë dhe hapeni me një lugë në mënyrë që të krijohet një shtresë e barabartë në trashësi.

-Lëreni që të ftohet në temperaturë ambjenti përreth 2 orë.

-Më pas hiqeni karamelin nga tava duke kapur anët e letrës së kuzhinës.

-Me një thike priteni në format karakteristike katrore të karameleve Zana.

-Mjafton t’i vendosni të gjitha në një pjatë dhe t’i shijoni me familjen dhe të afërmit.

-Për t’i ruajtur, mbështillni me qese kuzhine. Në këtë formë do të qëndrojnë për dy ditë.

embelsira preferuar Zana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.