Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço thotë se është kryelajm fakti që disa nga Call Center-at me bazë në Shqipëri, janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës.
Karamuço thekson se shtetet e dëmtuara si Spanja, nuk presin vetëm arrestime, por duan paratë mbrapsht, pasi qytetarëve të këtij vendi u është shkaktuar një dëm që shkon deri në 50 milionë euro.
Ai që është kryelajm është fakti që disa nga Call Center-at janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës. Janë dëmtuar me miliona persona, shtetas të huaj të BE, kanë ngritur alarm të madh sepse ka ardhur koha t’i mbajmë nën kontroll, jo kur na trokasin në derë autoritetet ligjzbatuese evropiane. I kanë vjedhur shtetasve spanjollë 50 milionë euro, tani këto lekë ku janë. Kanë kaluar një sërë duarsh dhe është e vështirë për t’i hetuar. Duhet ta kishim bërë me kohë hetimin. Spanjollët nuk presin vetëm arrestime, por duan paratë mbrapsht. Kemi arrestuar më shumë nga punonjësit se sa ata që planifikojnë dhe organizojnë. Disa nga Call Center-at janë guaska, që kryejnë aktivitet kriminal të mashtrimit. Kjo formë e mashtrimit kompjuterik duhet të marrë fund sepse po na dëmton si imazh shumë”, u shpreh ai në MCN.
Karamuço theksoi domosdoshmërinë e Vetingut në polici.
Rekrutimi në Polici bëhet pa filtra rigoroz sa i takon personalitet, që na kthehet në problem. Problemi qëndron këtu, a vijojmë ne t’i kontrollojmë këtu, cili është niveli i jetesës, asetet që kanë në pronësi. Vetingu duhet të jetë i vazhdueshëm për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit. Në lidhje me një ngjarje që kaloi pa u vënë re, që cenon imazhin e policisë së shtetit dhe Policisë Bashkiake, që po vidheshin shpërndarësit e drogërave te liqeni. Ka edhe bashkëpunim edhe prishje pazari duke u marrë mallin dhe paratë”.