Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Karamuço për tensionet e Kuvendit: Policët janë trajnuar për turma, jo për deputetë

22:04 / October 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perleshje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin Now, ku diskutoi për përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Policisë në ambientet e parlamentit.

Ai theksoi se FNSH nuk duhet të kishte qenë e pranishme atje, duke shpjeguar se sipas ligjit, ata autorizohen vetëm në rastet kur kërkohen nga Garda e Republikës.

Ai gjithashtu e vlerësoi qasjen e forcave të Policisë si të ashpër, duke theksuar se ata janë të trajnuara për të ndërvepruar me turmat, dhe jo me deputetët.

Karamuço shpjegoi se përdorimi i sprajeve me efekt neuroparalizues është i justifikuar vetëm në distanca të caktuara dhe për situata specifike.

“Vetëm kur Garda kërkon mbështetje atëherë mund të futet Policia e Shtetit, FNSH e të tjerë, gjë që nuk ka ndodhur sot. Qëndrimi që ka mbajtur kreu i Gardës ka qenë i drejtë sepse kanë vajtur forca të FNSH pa autorizimin e tij. Tani që po flasim po bëhet një analizë pse ka ndodhur kështu sepse dikush duhet të mabjë përgjegjësi për këtë. Spray përdoret për efekt neuroparalizues që e çmobilizojnë personin nga një veprim agresiv. Përdoren në distancë jo të afërt, 2 metra ose më shumë, prandaj po ta shikoni polici tërhiqet mbrapa. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë për përdorim për turmat, por rasti konkret duhet analizuar, nëse duhen përdorur në atë distancë apo duhen përdorur ndaj deputetëve. Thjesht mund të ketë qenë edhe një formë paralajmëruese. Po ta shikoni në atë kohë ju hiqet kapelja, goditen policët. Po ata janë të trajnuar për turma, jo për deputetë që të kryejnë këto lloj veprimesh,” – tha Karamuço.

ervin karamuco kuvend tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.