Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karamuço zbulon emrin e drejtorit të policisë që është kërcënuar nga bandat

21:57 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Karamuco 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht teksa jemi në prag të garës për kreun e ri të policisë së shtetit.

Ai tregoi se kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj që u përmend në Parlament nga Gazment Bardhi si emër në përgjimet SKY ECC, është kërcënuar nga bandat por nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publik si fakt.

“Lajmi duhet të kishte dalë që në atë kohë. Drejtori i policisë së Elbasanit që i është sekuestruar telefoni është kandidat për kreun e policisë së shtetit. Nuk mendoj se është vetë sulm politik, por duke i përdorur tani është sulm nën brez, kjo propagandë që bëhet për disa nga këta që nuk kanë prova por flitet, je i lidhur me filan bandë, është komisioni që i vlerëson këta, gjyqi publik duhet të marrë fund. Hetimi ka ndodhur, janë hapur kodet e telefonave, janë çuar në laborator dhe është parë gjithçka, është SPAK që duhet të thotë nëse ka pasur apo jo gjë, se këta njerëz ndërkohë do të garojnë. Drejtori i Shkodrës ka pasur një vit shumë të vështirë në Shkodër, me ngjarje të rënda kriminale, e ka përballuar dhe ka bërë aksione pa fund për asgjësimin e bimëve narkotike. Dhe është kërcënuar nga bandat, ai nuk e pranon vetë në media se nuk do të ulë autoritetin e të viktimizohet, por në ditët në vijim është kërcënuar, edhe në atentatin e fundit ai është kërcënuar”, tha Karamuço.

drejtori karamuco Kercenim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.