Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Karen Pierce emisare e Britanisë për Ballkanin Perëndimor

19:03 / February 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karen pierce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare speciale për Ballkanin Perëndimor, njoftoi të premten Ambasada britanike në Kosovë. Pierce, e cila është ndër diplomatet britanike më me përvojë, do të ketë për detyrë t’i çojë përpara synimet strategjike të Britanisë në vendet e Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, thuhet në njoftim.

Kjo përfshin edhe mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit me liderët e këtyre vendeve në vjeshtën e vitit 2025, sipas Ambasadës. Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së. Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër vite, janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar.

“Britania e Madhe është e përkushtuar ta përforcojë partneritetin në Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar sigurinë evropiane dhe duke e luftuar problemin tonë të përbashkët të imigrimit të parregullt”, tha Ambasada britanike në Facebook. Pierce po e merr këtë post pas pesë vjetëve si ambasadore e Britanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të kaluarën, ajo ka qenë edhe ambasadore britanike në Kombet e Bashkuara. Nga viti 2002 deri më 2006, ajo shërbeu si koordinatore për Ballkanin./REL

ballkani Karen Pierce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.