Karim Benzema ka qenë lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar futbollistik teksa udhëhoqi Real Madrid drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Ligën e Kampioneve në Europë.
Për këtë arsye, me një votim ku ka “masakruar” me diferencë të thellë çdo kundërshtar, Benzema u shpall fituesi i trofeut “Lojtari i vitit” nga UEFA në ceremoninë e sotme në Stamboll.
Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë. Në vendin e tretë u renditu shoku i tij i skuadrës te Reali, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti ishte Robert Levandovski me 54 pikë.