Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se është sulmuar një karvan i forcave të rendit, ku për pasojë kanë humbur jetën 8 policië dhe 5 hetues të prokurorisë.
Masakra është më e rënda që prej tetorit 2019, kur kartelet e drogës vranë në pritë 14 oficerë policie.
Ngjarja dodhi pranë kryeqytetit Mexico City, dhe pas ngjarjes që ka tronditur Meksikën, marina dhe Garda Kombëtare ka zbritur në zonë për kërkime nga toka e nga ajri.
Ende nuk ka sinjalizime se cila nga bandat apo kartelet ka kryer masakrën, por megjithatë kjo zonë besohet se kontrollohet nga karteli “Guerreros Unidos”, që dyshohet se është bërë aleat me grupin famëkeq “Jalisco” dhe atë “Arcelia”, që komandohen nga “Familia Michoacán.”