Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Kastro Zizo rrëfen se si arriti të heqë dorë prej alkoolit dhe jetës së ‘shthurur’

23:06 / March 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kastro zizo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artisti i njohur Kastro Zizo, rrëfeu në News24 ndryshimin rrënjësor që ka bërë në mënyrën e tij të jetesës.

Teksa tregoi lidhjen e ngushtë që ka patur me nënën e tij të ndjerë, ai tha se ikja e saj nga kjo jetë e bëri atë të shtonte dozat e abuzimit, duke menduar se aty do të gjente ngushëllim. “Më ka ngrirë zemra”, u shpreh ai, duke shtuar se pas humbjes së njeriut të tij të shtrenjtë iu hapën disa rrugë artistike që deri në atë moment nuk i kishte menduar kurrë. Artisti tha se ka raste që e ndjen energjinë e saj dhe ka një lloj ‘komunikimi’, “Shpresoj që një ditë kur të jetë fundi i ciklit tim fizik, unë të kem mundësi të takohem me të”.

Gjatë rrugëtimit të tij në jetë, të cilin mund ta cilësojmë të vështirë për shkak të varësisë së krijuar nga pija, apo siç ai shprehet nga “jeta e shthurur”, Kastro gjithmonë ka patur pranë të atin, “Ka qenë aty në çdo moment të vështirë të jetës sime. Ka qenë një shok”. Kastro tha se babai i tij është nga Frashëri i Përmetit dhe familja e tij ka lidhje me familjen Frashëri. “Ne tani jemi me mbiemër Bega, por jemi pasardhës të drejtpërdrejt të familjes Frashëri, ndryshimi ka ardhur si pasojë e ngjarjeve në familjen tonë. Para rreth disa 16 vitesh shkuam dhe në Ankara për të takuar stërstërkushërinjtë tanë”.

Kastro Zizo tashmë ka hequr dorë nga çdo abuzim, dhe ndikim të jashtëzakonshëm për këtë ka patur partnerja e tij Sara: “Po mos të ishte ajo nuk do të isha këtu, do të isha në një kafene, me listën e gjatë të borxheve të rakisë. Sara ka nxjerr në pah anën time të mirë”. Ndërkohë që djalin e vogël Danten, e cilësoi si “revolucionin shpirtëror të jetës së tij”.

Kastro u shpreh se gjëja më e mirë që ka bërë në jetë, pas fëmijëve, është heqja dorë nga abuzimet.

Moment shumë i bukur në studio ishte kur u shfaqën dy video-mesazhe nga babai dhe nga djali i tij i madh Dankan, të cilët nuk i kursyen fjalët e bukura për artistin.

Dashuria që Kastro ka për të tre fëmijët e tij është e madhe dhe e njëjtë për të gjithë. Por me sinqeritet ai pranoi se me djalin e vogël ka qenë një baba më i përkushtuar dhe i kujdesshëm, dhe kjo falë ndryshimit që ka bërë në stilin e tij të jetesës.

alkool Kastro Zizo partnerja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.