Edhe këtë të martë vijojnë ndeshjet në kuadër të Botërorit Katar 2022. Qeveria iraniane thuhet se ka kërcënuar ekipin kombëtar të futbollit dhe familjet e lojtarëve. Shtetet e Bashkuara përballen me Iranin (sonte në orën 20:00) në një lojë ku amerikanëve u duhet të fitojnë që të avancojnë. Irani mund të kalojë në fazën eliminatore me një fitore ose një barazim.
Prej më shumë se dy muajsh, Irani është përballur me protesta të vazhdueshme, pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini (aka Jina Amini) dyshohet se u vra në një stacion policie pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të “hixhabit”.
Kombëtarja ka qëndruar në krah të protestuesve. Para ndeshjes kundër Anglisë, ajo qëndroi në heshtje gjatë himnit kombëtar të vendit, duke refuzuar të këndojë. CNN raportoi të hënën se familjet e skuadrës iraniane janë kërcënuar me burg dhe torturë nëse lojtarët nuk ‘sjellen siç duhet’ kundër Shteteve të Bashkuara.