Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansar tha në një deklaratë se Hamasi kishte marrë ilaçe për pengjet në Gaza dhe kishte filluar t’ua dorëzonte atyre.
Marrëveshja – kujtoi zëdhënësi diplomatik i Dohas – përfshin dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në Rripin e Gazës, veçanërisht në zonat më të prekura, në këmbim të shpërndarjes së ilaçeve për pengjet.
