Dukesha e Cambridge, Kate Middleton ka hequr dorë nga fustanet këtë fillim vere për t’u shfaqur ndryshe nga si e kishin parë të gjithë ndjekësit e pallatit mbretëror deri më tani.
Kate ka zgjedhur të kombinojë një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe një xhaketë portokalli në një prej eventeve të pallatit mbretëror. Kjo zgjedhje është cilësuar si ndër më të veçantat e Middleton, e cila rrallëherë është parë me xhinse dhe bluzë.
Kate ka preferuar gjithmonë fustanet e ngushtë pas trupit të ngjyrave të ndryshme dhe me motive florale.
Ndaj dhe kjo dalje publike e 39-vjeçares është quajtur e guximshme.