Në një konferencë për mediat, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe prokurori italian kanë dhënë detaje lidhur me operacionin që quhet “Lulet e Pranverës” ku ranë në pranga 21 shtetas shqiptarë dhe gjashtë italianë.
Donika Prela dha detaje nga operacioni që përfundoi pas hetimeve dy vjeçare mes dy prokurorëve të Krimeve të Rënda të Tiranës, Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri dhe organeve në Leçe.
Operacioni është shtrirë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë gjatë këtyre dy viteve, ku u shkatërruan katër banda që transportonin kanabis drejt Italisë.
Më 10 shkurt të 2017 u gjet jnë gomone në Adriatik, dhe 1600 metra larg tij sasia prej 1.6 ton kanabis. Më 26 shkurt të atij viti në Kavalino të Bridisit u sekuestruan 996 kg marijuanë, për të cilën u identifikuan Eduart Sallaku dhe një shtetas italian. Më 5 prill 2017 në Gjirin e Lalzit u gjet një tjetër skaf që do të kryente transportin nga brigjet shqiptarë drejt Italisë, e ku u arrestuan dy skafistë italianë. Më dy qershor të 2017 rreth 1 km në breneësi të grykëderdhjes së Vjosës u gjetën 685 kg kanabis, ku u arrestua një shqiptar. Të gjitha këto sekuestrime dhe arrestime kanë qenë në kuadër të këtij megaoperacioni të kryer mes dy shteteve.
Prela tha se nga prokuroria e Leçes në Itali janë nxjerr gjithsej 27 masa arrest me burg. për të cilën 21 shtetas shqiptar dhe 6 italianë. “Nga operacioni në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është arritur të ekzekutoht nga policia urdhër arresti për 6 shtetas në Shqipëri, ndërsa 3 të tjerë dy italianë dhe një shqiptar janë në burg në Shqipëri në kuadër të këtij procedimi penal. Në itali 10 shtetas, prej të cilëve 5 shqiptarë dhe 5 italianë. Ndërsa një shqiptar ndodhet në burg në Mal të Zi për llogari të këtij procedimi penal. Në kërkim 7 të tjerë”, bëri të ditur Prela.