Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.
Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.
7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një prej tyre është i intubuar.
Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.