Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri

20:10 / January 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
katoliket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard ZALOSHNJA

Vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, por ata janë besimtarët më të devotshëm! Kështu rezultoi nga një studim i thellë statistikor që kreva me shkrimtarin/studiuesin e mirënjohur Bashkim Shehu, të mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (studimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtë link

Kështu, plot 73% e të rriturve me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike besojnë personalisht në fenë e familjes së tyre. Kjo përqindje është edhe më e lartë (80.3%) në grupmoshën 40-64 vjeç (brezi që u formua kur feja ishte e ndaluar nga regjimi komunist). Mesatarisht, ndër të rriturit nga familje me prejardhje të tjera fetare, vetëm 54.1% besojnë në fenë e familjes së tyre (shihni tabelën më poshtë).

Plot 33.5% e të rriturve me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike shkojnë rregullisht në kishë (të paktën një herë në muaj), krahasuar me vetëm 20.3% të të rriturve nga familje me prejardhje të tjera fetare.

Plot 33.4% e të rriturve me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike mbajnë kreshmë, krahasuar me vetëm 20.9% të të rriturve nga familje me prejardhje të tjera fetare, që mbajnë kreshmë ose agjërojnë.

E kështu me rradhë, të rriturit me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike kanë indikatorë më të lartë besimi fetar se të tjerët, duke përfunduar me treguesin shumë domethënës të lutjeve fshehtazi gjatë regjimit komunist – familjet e tyre luteshin fshehtazi gjatë regjimit komunist edhe përkundër rrezikut të shkuarjes në burg në masën 61.1%, krahasuar me vetëm 36.1% ndër të tjerët.

0

besimtaret eduard zaloshnja katolike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.