Këngëtarja 37-vjeçare që pak kohë më parë u bë nënë për herë të parë, Katy Perry zbuloi për “Access Hollywood” se si ka shkuar periudha e mëmësisë.
Gjatë intervistës, Perry tregoi disa detaje më shumë për rezidencën e saj të ardhshme në Las Vegas dhe nëse ajo do ta zhvendoste Daisy-n apo jo aty.
“Kur iki unë nga shtëpia ajo ia bën “Ohh!” me sytë e saj e mëdhenj. Ajo ka një lloj kombinimi të vetullave të Orlandos dhe syve të mi…Gjithçka është kaq e re. Është kaq e bukur”, shtoi ajo, duke e quajtur Daisy-n “miken e saj më të mirë”.
Postime te ngjashme
Add A Comment