Eduard Ndocaj, i ftuar nga Ermal Mamaqi në Tv Klan fillimisht ka prezantuar një shampo dhe është shprehur se “nëse politikanët e korruptuar laheshin me të, do t’u dilte boja”.
Duke folur për kryetarin aktual të bashkisë Lezhë dhe kandidatin e mundshëm Pjerin Ndreu, ai tha se “kryetari aktual ka qenë në burg”.
“Po ju, -ishte pyetja e Mamaqit, a keni qenë në burg? Po, edhe unë kam qenë në burg, në Greqi”.
Gjatë ka folur Kaubojsi edhe për marrëdhëniet me Ramën.
Ermal Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?
Eduart Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.
Ermal Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?
Eduart Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.
Ermal Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë ndërkohë që ishe në qeveri?
Eduart Ndocaj: Po.
Ermal Mamaqi: Sa i madh që je.
Eduart Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllinim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.
Ermal Mamaqi: Po çfarë thoshte kështu në telefon?
Eduart Ndocaj: “Është i ëmbël kështu, më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka”.
Ermal Mamaqi: Kur do është delikat.