Policia e Kavajës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.
Në pranga përfundoi F.M. Policia bën me dije se nga hetimet, dyshohet se ai ka abuzuar para dy vitesh me dy vajzat e tij të moshave 16 dhe 17 vjeçe.
Fillimisht, ky rast u denoncua nga emisioni investigativ “Piranjat”, ku një nga vajzat e mitura tregoi se si ati i kishte ngacmuar seksualisht.