Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kazino në mes të Tiranës, autorët mbyllin brenda inspektorët e AMLF-së

23:58 / May 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kazino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ambient ilegal i përshtatur për kazino është zbuluar në zonën e “Selvisë” pranë qendrës së Tiranës. Personat që kryenin këtë aktivitet arritën të largoheshin duke mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.

Një aksion i AMLF-së dhe policisë kriminale pranë Komisariatit Nr.4 në Tiranë, ka zbuluar një ambjent kazinoje në zonën e “Selvisë” në kryeqytet.

Në total janë sekuestruar 9 kompjutera të lojrave të fatit të cilët kanë mbishkrimin “Apex” dhe “Games 4You”, ndërsa deri në mesditën e sotme policia dhe inspektorët e Lojrave të Fatit, nuk kanë qënë të informuar se kush ishte personi që posedonte këtë biznes të paligjshëm në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente. Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së. Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje.

Efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendgjarje, por për shkak se dera ishte e mbyllur është dashur ndihma e zjarrfikësve. Zjarrfikësit kanë bërë hapjen e derës së ambjentit të përshtatur në kazino dhe pas kësaj kanë hyrë forcat e policisë.

Në total policia sekuestroi plot 9 kompjutera, ku dy prej tyre ishin në gjendje të fikur ndërsa 7 kanë qenë në gjendje pune.

Policia dhe vetë inspektorët e AMLF-së thanë se ende nuk kanë identifikuar personin që ka pasur këtë kazino pa leje në qendër të Tiranës. Policia ka shoqëruar pronarin e ndërtesës, i cili ka treguar se e kishte dhënë me qira tek persona të tjerë.

Hetimet për këtë rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, janë duke vijuar ndërsa po vijohet të punohet me analizimin e kamerave të sigurisë së zonës, për të mësuar pronarin e vërtetë që kishte aktivizuar kompjuterat e lojërave të fatit.

Sot në Tiranë janë tre kazino të liçensuara nga qeveria dhe që ushtrojnë aktivitet tregtar në fushën e lojërave të fatit. Ndërsa besohet se shumë pika të tjera të këtij aktiviteti, kanë lulëzuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke u kamufluar në ndërtesa larg syrit të kalimtarëve.

inspektoret kazino Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.