Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.
Rama foli për furrat e bukës dhe për kazinotë, për të cilën tha se nuk kishte informacion të saktë por se besonte se ishte mbyllur.
BISEDA NË STUDIO:
PYETJE: Po prodhuesit e bukës që marrin monedat dhe japin bukë…
Edi Rama: Jo, jo! Unë që më ndodh ta blej bukën vetë nuk kam parë ndonjëherë. Unë bukën e blej në një dyqan rrugës për në Surrel, nuk ëshët ndonjë dyqan luksoz, dhe shitësja mban dorashka. Nëse ndodh kjo qytetarët t’i kërkojn që të vënë dorashka.
PYETJE: Po kazinotë janë hapur?
Edi Rama: Kazinotë janë mbyllur të gjitha. Vetëm një funksionin se ka licence. Për momentin unë e di që nuk funksion.