Prej vitesh në skenë, këngëtarja Anxhela Peristeri thotë se nuk është e lehtë të jesh në këtë treg, por tashmë njerëzit e vlerësojnë për artin e saj. Ajo pranon se ky i fundit në ditët e sotme ka si ndihmë shumë të madh marketingun e rrjeteve sociale, por kjo nuk ndikon në arsyen pse njerëzit e kërkojnë, ndryshe nga një kategori e caktuar këngëtarësh.
Aldo: Klikimet apo njerëzit?
Anxhela Peristeri: Njerëzit.
Aldo: Ama çdo gjë ti e poston, mundohesh ta postosh.
Anxhela Peristeri: Po tashmë rrjetet sociale janë bërë mjet shumë i nevojshëm për çdo lloj biznesi, sidomos për biznesin tonë.
Aldo: Pra domethënë ty të ftojnë sepse ti ke më shumë klikime apo sepse ti je Anxhela?
Anxhela Peristeri: Jo, mua më ftojnë se jam Anxhela, s’ka lidhje.
Aldo: E marr vesh. Ka shumë këngëtarë kështu apo jo?
Anxhela Peristeri: Mua më ftojnë të më dëgjojnë. Zakonisht këngëtarët e klikimeve shikohen.
Anxhela shton edhe një sqarim lidhur me deklaratën e saj dhe thotë se materialet e mira gjenerojnë klikime.
Anxhela Peristeri: Nuk është 100% tani e vërtetë se dhe unë kam këngë me shumë klikime. Kur është një material shumë i bukur, bëhet shumë i famshëm. Për shembull unë tani para 4-5 ditësh kam hedhur në Instagram një cover, një këngë greke dhe brenda 4-5 ditësh ka shkuar 1 milionë e 100 mijë.