Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

11:00 / December 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4669
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je italian kanë hyrë në Shqipëri paraditen e 5 dhjetorit dhe ishin planifikuar të largoheshin brenda ditës, por veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet shqiptare. Kjo sepse ata kishin me vete pajisje të dyshuara për përgjim, por nuk kishin marrë leje dhe as informuar autoritetet tona për këtë.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në disa media në dy ditët e fundit.

Daci raporton se pala italiane i ka informuar autoritetet shqiptare me vonesë mbi veprimet që oficerët do të kryenin në tragetin që kishte flamur italian, të ankoruar në portin e Durrësit. Kur tre personat tentuan të kalonin në pikën e kalimit kufitar, policia shqiptare zbuloi pajisjet që ata mbanin me vete dhe dyshohet të jenë përgjuese.

Vetëm kur u ndaluan, autoritetet italiane informuan palën shqiptare se dy oficerët dhe specialisti i IT-së ndodheshin atje për të kryer veprime në tragetin e pasagjerëve me flamur italian. Pajisjet janë bllokuar nga strukturat shqiptare, ndërsa çështja ende nuk ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit.

Sipas burimeve, pajisjet do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar nëse janë kryer veprime jashtë tragetit.

autoritetet efektivët Guardia di Finanza Portin e Durrësit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.