Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED kanë refuzuar kandidaten Zhaklina Peto për të qenë pjesë e Kushtetuteses.
KED ka ndaluar kandidimin e Zhaklina Petos. Fillimisht, KED kishte përfshirë pedagogen e Juridikut, Zhaklina Peto, në garë për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte vendosur më herët të zbatojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për rikthimin e kandidates, Zhaklina Peto, në garën për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
Peto rezultonte ndër të tjera se kishte probleme me pasurinë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka thirrur ekspertin e caktuar për procedurën e verifikimit të pasurisë së kandidates, Zhaklina Peto, sipas orientimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, për të zhvilluar një seancë me pyetje dhe sqarime drejtuar ekspertit lidhur me mendimet e dhëna në aktin e ekspertimit.