Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Kek i shijshëm me boronica të freskëta

17:09 / September 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kek 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koha e përgatitjes – 10 minuta

Koha e pjekjes – 35/40 minuta

Përbërësit për tavë drejtkëndëshe 28×10 cm ose të rrumbullakët me diametër 22/24 cm: 200 g miell, 150 g sheqer, 110 g gjalpë i butë, si krem,

3 kokrra vezë, 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira (5 g), 125 g boronica të freskëta, një majë thike kripë; Për glasenë:  200 g sheqer pluhur dhe pak lëng limoni.

Përgatitja: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Boronicat e lara e të thara i lyejmë me pak miell. Në një tas, rrahim për 2-3 minuta me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin, shtojmë një nga një vezët dhe më pas kripën, pa ndaluar përzierjen e tyre. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, por tani i përziejmë me spatul ose me lugë druri. Shtojmë 2/3 e sasisë së boronicave te brumi dhe i përziejmë me kujdes. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe në sipërfaqe shpërndajmë boronicat që na kanë mbetur. E pjekim për rreth 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur keku të jetë ftohur plotësisht, përgatisim glasenë. Në një tas, hedhim me sitë sheqerin pluhur dhe lëng limoni pak nga pak, duke e përzier me pirun derisa të arrijmë trashësinë që duam. Sa më e trashë të jetë, aq më bukur do të duket keku. E dekorojmë sipër me feta limoni, gjethe mente, boronica të freskëta etj./Living/

Boronica kek tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.