Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Këlliçi akuza për Bashën: Për tendera është shitur te Rama!

21:54 / December 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar përsëri Lulzim Bashën duke thënë se sulmi ndaj Sali Berishës, bëhet pikërisht për shkak që qëndrimit që ka mbajtur Basha karshi mazhorancës.

Këlliçi ka deklaruar se mazhoranca në bashkëpunim me drejtësinë kanë nisur një betejë kundër ish-kryeministrit Berisha për shkak se Edi Rama ishte mësuar që të kishte përballë jo një opozitë të fortë, por një opozitë që mund ta kontrollonte fare mirë si Basha.

“Sepse opozita pas shtatorit 2021 u shkëput nga një kontroll i plotë i mazhorancës, ka ende një opozitë që kontrollohet nga qeveria, çon në Kuvend amendimet e që kërkon kryeministri, aty ende kryeministri të dikton kush është kreu i grupit të PD, ta cakton Rama përmes Lindita Nikollës, të cakton se kush është anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhor dhe të mohon të drejtën Kushtetuese për të ngritur Komisionet Hetimore”, – tha Këlliçi.

Grupimi mbështetës i Berishës prej kohësh artikulon se Basha kontrollohet nga mazhoranca. Ish deputeti i PD, Këlliçi tregoi se si qeveria e Ramës, sipas tij kontrollon Bashën dhe grupimin e tij.

“Përfitojnë tendera, përfitojnë punë publike, që njerëz të afërm të tyre, Basha ka 2 kate te kulla, si i mori ato kate në kullën më të shtrenjtë, janë një grup i vogël që mbështesin Bashën, që një Zot e di pse e mbështesin, por ka krijuar modelin e opozitës së komanduar”, – ka thënë Këlliçi.

Sa i përket Berishës, ai tha se me vetëm me atë opozita nuk ecen dot drejt fitores.

“Berisha i vetëm nuk mjafton drejt fitores, padiskutim do duhet të dalim përtej zotit Berisha, duke ruajtur figurën e tij historike dhe duke hapur dyert për të rinjtë, por nuk mohoj rolin dhe kontributin e tij dhe faktin që ai është qendra e gravitetit në PD”, tha ndër të tjera ish-deputeti i PD-së.

belind kellici tendera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.