Belind Këlliçi i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja me një pyetje për takimin me Erion Veliajn në qeli. Këlliçi e ka pyetur se cilat janë mesazhet që i ka përcjellë Manja-Veliajt.
“Pyetje publike për Ulsi Manjën! E përgënjeshtron dot takimin në ambjentet e burgut të Durrësit me Erion Veliajn?! Cilat ishin mesazhet që i përcolle në emër të kreut të organizatës?”, tha Këlliçi.
Sali Berisha akuzoi dje ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka takuar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
