Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në selinë blu.
Ai ka publikuar foton e një demokrati të plagosur.
Nishani shkruan: “Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët. Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu. Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike. Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama. Drejtësia vonon, por nuk harron.”