Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditen e djeshme rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.
Në dëshminë e tyre, tregtarët ditën e sotme flasin me lot në sy dhe të mërzitur pasi nga kjo punë kanë nxjerrë bukën e gojës dhe nuk kanë të ardhura të tjera.