Kiara, teksa diskutonte me Nitën, i tha asaj se kur ato të dyja kanë një debat gjatë “Prime”, nuk pret që të sqarohet, por ka tendencën t’i marrë të gjitha meritat vetë dhe të dalë sikur ajo debaton më mirë se tjetra.
E pyetur nga Nita se për cilin debat e ka fjalën, moderatorja u shpreh se bëhej fjalë për debatin e fundit, kur ajo po përpiqej t’i sqaronte asaj diçka në “Prime”, por ajo nuk e linte të fliste.
Nita tha se reagimi i saj gjatë “Prime” vjen edhe për shkak të disa situatave që ndodhin gjatë javës, që sipas saj mund të jetë ose mllef ose mërzitje.
Ajo përmendi edhe një rast, kur Kiara i kishte thënë që ajo nuk ka pse merret fare me të, me argumentin se ka kush merret me Nitën.