Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm ku video e këngës “Tavolina e mërzisë” në pak kohë arriti 1 milionë klikime në Youtube. Por historia e këngës ka prekur një tjetër këngëtare që ka pasur probleme me ish bashkëshortin, dhe flasim për Albërie Hadërgjonaj.
Në një postim në Instastory me këngën e fundit të Elvanës, Abërija shkruan “Ja një Alberi tjetër që nuk e mposht asgjë. Kjo është historia ime dhe nga pafajësia jam gjykuar. Po përgjigja=kemi lindur për të vuajtur. Bëjmë art deri në vdekje! Kurrë mos ndalo. Lart e më lart të gjitha femrat shqiptare. Elvana (emoji mbretëreshe).”
Si duket, Elvana Gjata me historinë e saj, i ka kujtuar Alberijes të shkuarën me partnerin problematik!