Supermodelja Kendall Jenner thotë se nuk është ende gati dhe për këtë ka një arsye të fortë. Jenner ka folur për stresin që përjeton çdo ditë dhe ka shpjeguar se është një nga arsyet që ka frikë të ketë fëmijë.
Modelja në një episod të fundit të reality show-t ‘The Kardashians’ foli me Scott Disick për ankthin dhe sulmet e panikut, gjendje që i vuan vazhdimisht, në përditshmëri dhe punë.
“Kohët e fundit kam qenë shumë keq. Është një nga arsyet që kam shumë frikë të kem fëmijë”, tha ajo.